Polonia heton sabotim të mundshëm rus pas zjarreve të fundit

Ministri polak i Punëve të Brendshme, Tomasz Siemoniak, ka deklaruar se qeveria e vendit të tij po e trajton çdo incident të madh, zjarr ose tentativë për zjarrvënie si një akt të mundshëm sabotimi, mes dyshimeve në rritje për përfshirjen e Rusisë, transmeton Anadolu.

“Që nga janari i vitit 2024, kemi parë disa tentativa sabotimi. Çdo incident i rëndësishëm, zjarr ose tentativë për zjarrvënie po vlerësohet si një akt i mundshëm sabotimi”, tha Siemoniak në një konferencë për media.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘TVP World’, edhe pse ende nuk janë gjetur lidhje të drejtpërdrejta midis zjarreve dhe Rusisë, thuhet se ka një dyshim në rritje për përfshirjen e Moskës në incidente të tilla.

Gjatë dy javëve të fundit, Polonia ka parë tre zjarre të mëdha, duke përfshirë incidente në një depo, një sallë prodhimi dhe një kompleks banesash.