Ballina Auto ​Porsche nuk “dhezi” mirë më 2025, humbi mbi 3.3 miliardë €

​Porsche nuk “dhezi” mirë më 2025, humbi mbi 3.3 miliardë €

Prodhuesi gjerman i veturave sportive Porsche njoftoi se vitin e kaluar pari një rënie të fitimit prej 91 për qind. Më 2025 kjo kompani arkëtoi vetëm 310 milionë euro neto, ndërsa më 2024 kjo shifër ishte 3.6 miliardë

Për pasojë, janë bërë planifikime për të shkurtuar edhe me shumë vende pune.

Shefi ekzekutiv i Porsche, Michael Leiters, që mori detyrën në fillim të këtij viti tha se një proces për ristrukturimin e kompanisë ishte “vendosur në zbatim” para se ai të niste punën në Porsche, raporton DPA, përcjellë KosovaPress.

Ky proces tani do të “forcohet edhe më tej” dhe do të përfshijë shkurtime të tjera të vendeve të punës, tha ai gjatë prezantimit të rezultateve të Porsche për vitin 2025 në Shtutgart.

Leiters nuk dha një numër të saktë se sa veta mund të mbesin pa punë por bëri me dije se për këtë gjë po bisedohet me të gjitha palët e përfshira.

Sipas një marrëveshjeje të mëparshme midis kompanisë dhe përfaqësuesve të punëtorëve, rreth 1.900 vende pune pritet të shkurtohen në rajonin e Shtutgartit, ku kompania ka selinë, deri në vitin 2029.

Porsche raportoi të mërkurën se fitimi neto ra ndjeshëm më 2025, pasi miliarda euro kosto të lidhura me një rikthim drejt modeleve me motor me djegie të brendshme ndikuan negativisht në të ardhura.

Por, kishte edhe arsye tjera pse kompania u përball me disa vështirësi gjatë vitit të kaluar. Këtu bën pjesë edhe ngadalësimi i shitjeve në Kinë dhe rritja e tarifave amerikane, të cilat shtuan kosto të konsiderueshme e po ashtu edhe kërkesa shumë më e ulër për modelet elektrike të Porsch.

Nga kjo kompani than se presin që biznesi t’u përmirësohet më 202, por paralajmëroi se kushtet e tregut do të mbeten sfiduese. Drejtori i ri ekzekutiv Leiters tha se pasiguria gjeopolitike vazhdon dhe se efektet e mundshme të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesmenuk janë përfshirë ende në parashikimet e kompanisë.