Porsche Taycan vendosi një rekord të ri, duke përshkuar 1845 kilometra në 29 orë

Si pjesë e festimit të 75-vjetorit të kompanisë, Porsche nisi një sfidë unike, pra udhëtimin e një veture elektrike nga Tajlanda në Singapor.

Porsche Taycan 4S Cross Turismo u përdor në sfidë dhe rolin e shoferit e ndanë tre gazetarë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një udhëtim pa ndalesë nga Banka Yai në periferi të Bangkokut në Gardens by the Bay në Singapor, kështu që Taycan ka përshkuar gjithsej 1,845 kilometra.

Përjashtim bëjnë intervalet 25-minutëshe kur ishte e nevojshme të mbushej bateria e Taycan.

Udhëtimi zgjati 29 orë e 15 minuta, që është rekordi për udhëtimin më të shpejtë me një veturë elektrike nga Tajlanda në Singapor, duke respektuar kufirin e shpejtësisë.

Falë përmirësimeve të fundit, koha e karikimit është zvogëluar me pothuajse 50 përqind.

Taycan u shfaq në vitin 2019 si vetura e parë plotësisht elektrike e Porsche.