Një tjetër armik në Europë i shtohet kësaj monstre njerëzore
Fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare hungareze, Peter Magyar, tha së fundi se vendi i tij do të ribashkohej me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe do të ishte gati të ekzekutonte urdhër-arreste, përfshirë atë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Ish-kryeministri i krahut të djathtë Viktor Orban, i cili ishte në pushtet për 16 vjet, njoftoi tërheqjen e Hungarisë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale vitin e kaluar pasi priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Budapest. Tërheqja do të hynte në fuqi më 2 qershor të këtij viti.
Menjëherë pas fitores në zgjedhjet parlamentare më 12 prill, Peter Magyar njoftoi se kishte ndërmend ta kthente Hungarinë në GJNP. Në të njëjtën kohë, media izraelite raportoi për bisedën e tij telefonike me kryeministrin izraelit, në të cilën Magyar e ftoi Netanyahu-n në Budapest më 23 tetor për 70-vjetorin e kryengritjes së vitit 1956 kundër sovjetikëve.
Kur një gazetar e pyeti të hënën nëse e shihte këtë kontradiktë, Magyar shpjegoi se kishte dërguar një ftesë për të gjithë udhëheqësit me të cilët foli në telefon.
“Nëse një vend është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe një person i kërkuar hyn në territorin e tij, atëherë ai person duhet të arrestohet“, shtoi udhëheqësi i ardhshëm konservator pro-evropian në një konferencë për shtyp pas takimit të parë të grupit të tij parlamentar.
“Nuk kam pse t’i them të gjitha në telefon. Supozoj se çdo kryetar shteti dhe qeverie i njeh këto ligje”, shtoi Magyar.
Gjykata Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, lëshoi një urdhër arresti për Benjamin Netanyahun në vitin 2024 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.
Magyar tha se ekipi i tij po studionte procedurën për ndërprerjen e tërheqjes së Hungarisë nga GJPN-ja para 2 qershorit.
Magyar njoftoi gjithashtu të hënën se seanca konstituive e Asamblesë Kombëtare do të mbahet gjatë fundjavës së 9-10 majit, kur ai do të betohet. /tesheshi







