Presidenca dhe Kuvendi shpërblejnë punëtorët me pagën e 13-të

Pavarësisht krizës ekonomike për shkak të pandemisë Covid-19, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës kane vendosur që të shpërblejnë stafin e tyre me pagën e 13-të.
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, i cili përmes një statusi në Facebook ka kritikuar këto dy institucione shtetërore.

Sipas tij për çdo punëtor i këtyre dy institucioneve për festat e fundvitit do të përfitojnë rreth 600 euro.

Ky është statusi i tij i plotë:

Lulëzim ekonomik për Kuvend e për Presidence të Republikës së Kosovës

Nuk po dije asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosove tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr page fare këtë vit. Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa te fund vitit po ndajnë krahas pagave te tyre te “ulta” edhe nga një shtese rreth 500-600 euro. A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro ?.