Presidenti amerikan mirëpret zgjatjen e mandatit të kreut të NATO-s

Presidenti amerikan Joe Biden ka mirëpritur zgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu.

NATO më herët përmes një deklarate njoftoi se vendet aleate ranë dakord për zgjatjen e afatit të detyrës së Stoltenberg-ut për të katërtën herë me edhe një vit, detyrë që ishte paraparë të përfundonte më 30 shtator.

Në një deklaratë me shkrim, Biden theksoi se Stoltenberg me udhëheqjen, përvojën dhe gjykimin solid ka siguruar që aleanca e NATO-s të tejkalojë vështirësitë më të rëndësishme me të cilat është përballur në kuadrin e sigurisë së Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Aleanca e NATO-s është “më kuptimplotë, më e fuqishme dhe më bashkuar” se çdo herë, vlerësoi Biden i cili bëri të ditur se pret me padurim të punojë me Stoltenberg-un për të forcuar edhe më shumë NATO-n në kuadrin e samiteve që do të mbahen në Vilnius javën e ardhshme dhe në Washington në kuadrin e 75 përvjetorit të NATO-s.