Presidenti amerikan uron Kurban Bajramin

Joe Biden

Në deklaraten e Presidentit Xho Bajden (Joe Biden) mbi rastin e Kurban Bajramit thuhet:

Unë dhe Xhill u dërgojmë përshëndetjet tona më të ngrohta atyre që festojnë Kurban Bajramin në të gjithë botën. Traditat e Bajramit dhe ritualet e Haxhit për solidarizim me ata më me pak fat, në përkujtimin e Abrahamit dhe përkushtimit të djalit të tij ndaj Zotit kanë një kuptim të veçantë këtë vit gjërsa ne vazhdojmë të kalojmë nëpër sfidat e COVID-19 dhe të punojmë për t’iu përgjigjur dhe të rikuperohemi nga pandemia globale . Populli Amerikan është krenar që po ndihmon në udhëheqjen e luftës për t’i dhënë fund COVID-19 globalisht duke dhuruar më shumë se gjysmë miliardë vaksina në vendet e botës, duke përfshirë kombet me shumicë muslimane. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për t’i dhënë fund kësaj pandemie kudo.

Haxhi, i cili mbledh njerëz nga të gjitha sferat e jetës dhe nga çdo cep i globit, është gjithashtu një kujtesë e angazhimit të Islamit për barazi dhe për rrënjët e përbashkëta të besimeve Abrahamike të botës. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të punuar me komunitetin ndërkombëtar për të dalë më të fortë nga pandemia, dhe mijëra muslimanë amerikanë janë mes atyre që dëshirojnë të kryejnë haxhin vitin e ardhshëm, në dashtë Zoti.

Në emër të popullit Amerikan, ne i urojmë të gjithë atyre që festojnë një festë të sigurt dhe të mrekullueshme. Gëzuar Bajramin.