Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, diskutuan sot për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat, transmeton Anadolu.
Ai tha se Ankaraja po punon për forcimin e “marrëdhënieve të mira” me Islamabadin dhe se Turqia do të bëjë përpjekje për të rritur bashkëpunimin midis dy kombeve në fusha të ndryshme, të tilla si energjia, tregtia dhe investimet, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.
Duke shprehur vlerësimin e tij për zgjatjen e armëpushimit midis Pakistanit dhe Afganistanit, Erdogan nënvizoi gatishmërinë e Ankarasë për të kontribuar në mekanizmin e krijuar për të ruajtur mungesën e konfliktit.
Forumi në Ashgabat po mbahet për të shënuar 30-vjetorin e statusit të neutralitetit të përhershëm të Turkmenistanit dhe përcaktimin e vitit 2025 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së si “Viti Ndërkombëtar i Paqes dhe Besimit”.





