Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Katarin të dielën për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës FIFA 2022.

“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Dohën më 18 dhjetor 2022, me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani të Katarit për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës FIFA 2022”, thuhet në një deklaratë të Presidencës Turke.

Ceremonia e mbylljes së Kupës së Botës FIFA 2022 do të zhvillohet të dielën në ditën e fundit të turneut.