Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan mbërrin në Kirgistan për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të...

Presidenti Erdogan mbërrin në Kirgistan për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit, për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdogan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Manas nga kryeministri kirgiz, Adylbek Kasymaliev dhe ambasadori i Turqisë në Bishkek, Mekin Mustafa Kemal Okem.

Presidenti Erdogan mbërriti në Bishkek, i shoqëruar gjithashtu nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan dhe delegacioni i tyre.

Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Botërore të Nomadëve, që do të mbahen sot në Bishkek Arena.