Presidenti Erdoğan nesër fillon vizitat në Afrikë që përfshijnë 3 vende

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në periudhën 20-23 shkurt do të vizitojë Republikën Demokratike të Kongos, Senegalin dhe Guinea Bissau, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në takimet zyrtare që do të zhvillohen në kuadër të vizitës së presidentit Erdoğan do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha aspektet ndërsa fokusi do të jetë mbi mundësitë për zhvillimin në çdo fushë të bashkëpunimit mes Turqisë dhe këtyre vendeve.

Gjatë vizitës të tij në Dakar, presidenti Erdoğan bashkë me presidentin e Senegalit, Macky Sall dhe presidentët e vendeve të tjera që janë ftuar, do të marrë pjesë në hapjen e stadiumit olimpik të Dakarit me një kapacitet prej 50 mijë personash të ndërtuar nga një kompani turke.

Në kuadër të kësaj planifikohet që Erdoğan të zhvillojë biseda dypalëshe me liderët e vendeve pjesëmarrëse. Me rastin e vizitës, nga Erdoğan do të bëhet edhe hapja zyrtare e ndërtesës së re të ambasadës turke në Dakar.

Vizita e Erdoğan-it në Guinea Bissau do të jetë vizita e parë zyrtare nga Turqia në nivel presidencial në këtë vend. /aa