Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan niset për në Kirgistan për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit...

Presidenti Erdogan niset për në Kirgistan për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u nis të hënën për në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit, për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, raporton Anadolu.

Avioni special që transporton presidentin, bashkëshorten e tij Emine Erdogan dhe delegacionin shoqërues u nis nga Aeroporti i Ankarasë.

Presidenti Erdogan u përcoll në Aeroportin e Ankarasë nga Zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Hakki Susmaz, Guvernatori i Ankarasë Yakup Canbolat dhe zyrtarë të tjerë.