Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan niset për vizitë në Azerbajxhan

Presidenti Erdoğan niset për vizitë në Azerbajxhan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis drejt qytetit Lachin të Azerbajxhanit me rastin e festës për Ditën e Pavarësisë së Azerbajxhanit, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan u përcoll në aeroportin Esenboğa në Ankara nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Hakkı Susmaz dhe guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin.

Erdoğan u nis drejt Azerbajxhanit i shoqëruar nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, kryetari i Këshillit të Pleqve të Organizatës së Shteteve Turke, Binali Yıldırım, drejtori komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Akif Çağatay Kılıç, nënkryetarët e AK Partisë Kürşat Zorlu, Ali İhsan Yavuz, Zafer Sırakaya, Hüseyin Yayman, Halit Yerebakan dhe nënkryetari i MHP-së, İsmail Özdemir.

Planifikohet që presidenti Erdoğan të takohet me presidentin e Azerbajxhanit İlham Aliyev ndërsa pritet të shkëmbejë pikëpamje mbi marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.

Përveç kësaj, në kuadër të vizitës do të mbahet Takimi i 2-të i “Samitit Trepalësh Turqi-Azerbajxhan-Pakistan” me pjesëmarrjen e kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif.

Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aeroportit ndërkombëtar të Lachinit dhe do të marrë pjesë në aktivitetin kulturor të Ditës së Pavarësisë së Azerbajxhanit.