Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të shtunën shprehu solidaritetin e tij me Pakistanit për fatkeqësinë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një telefonatë me kryeministrin Shahbaz Sharif, Erdoğan shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar të gjitha llojet e mbështetjes për “popullin vëlla të Pakistanit në këtë kohë të vështirë, si gjithmonë”, njoftoi në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiye-s.
Ai gjithashtu ka uruar mëshirën e Allahut për të vdekurit dhe shërim të shpejtë për të lënduarit.
Pakistani të shtunën pothuajse arriti shifrën prej 1.000 vdekjeve në incidentet e lidhura me reshjet, të cilat janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në të gjithë vendin që nga mesi i qershorit.