Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdoğan-Zaev u mbajt në Pallatin Vahdetin në rrethin Cengelkoy dhe ishte i mbyllur për mediat.

Në pritje morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shefi i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik dhe ndihmësi i kreut të AK Partisë, Efkan Ala. /aa