Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan takohet në Mekë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite...

Presidenti Erdogan takohet në Mekë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Bin Salman

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, raporton Anadolu.

Presidenti Erdogan nisi kontaktet e tij në Mekë të Arabisë Saudite, ku ndodhet në kuadër të vizitës së tij të punës.

Erdogan u takua fillimisht me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, ambasadori i Turqisë në Riad Emrullah Isler dhe shefi i kabinetit presidencial Hasan Dogan.