Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan: Turqia mirëpret hapat që mbështesin paqen dhe stabilitetin në Siri

Presidenti Erdogan: Turqia mirëpret hapat që mbështesin paqen dhe stabilitetin në Siri

Turqia mirëpret çdo hap që ndihmon paqen dhe stabilitetin në Siri dhe që mbron unitetin e saj territorial dhe politik, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan, pas mbledhjes së Kabinetit në kryeqytetin Ankara, transmeton Anadolu.

“Për ne, çdo hap që kontribuon në paqen dhe stabilitetin në Siri dhe që garanton integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë është i arsyeshëm dhe i pranueshëm”, tha ai gjatë fjalës së tij për qytetarët.

Presidenti turk theksoi se marrëveshjet e fundit kanë hapur një kapitull të ri për popullin sirian, duke paralajmëruar se çdokush që përpiqet ta minojë këtë, do të shtypet nga pasojat.

“Si Turqi, ne me sinqeritet dëshirojmë që fqinjët tanë në Siri të rikthejnë paqen e brendshme sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Ankaraja mbështet paqen, stabilitetin, pajtimin dhe solidaritetin mes popujve në çdo pjesë të rajonit tonë, shtoi Erdogan.

“Turqia do të qëndrojë fuqishëm kundër tregtarëve të gjakut që ushqejnë konfliktin, investojnë në tension dhe injorojnë jetën e njerëzve”, u zotua ai.