Presidenti Erdoğan udhëton drejt Katarit për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të Botërorit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, udhëtoi për në Katar me ftesë të emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani për të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së Kampionatit Botëror FIFA 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u nis nga Aeroporti Ataturk i Stambollit. Drejt Dohas udhëtuan edhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Rinisë dhe Sporteve Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Thesarit dhe Financave Nureddin Nebati, Drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın.