Presidenti Erdoğan uron presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva

Luiz Inacio Lula da Silva njihet si mbeshtetes i kauzes palestineze gjithashtu

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar Luiz Inacio Lula da Silva për zgjedhjen e tij si presidenti i Brazili dhe i ka uruar suksese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një bisedë telefonike, presidenti Erdoğan gjithashtu tha se bashkëpunimi midis dy vendeve anëtare të G-20-tës do të jetë përcaktues në drejtim të trajtimit të sfidave globale.

Lula fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke mposhtur presidentin aktual të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, pas një gare të tensionuar dhe shumë të polarizuar të fushatës zgjedhore.

Ai do të fillojë detyrën e tij më 1 janar të vitit 2023, pasi shërbue si presidenti i 35-të i vendit nga viti 2003 deri në vitin 2010. /aa