Presidenti gjerman thotë se oferta e tij për të vizituar Kievin u refuzua

Frank Walter Steinmeier

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha të martën se ai kishte kërkuar të zhvillonte një vizitë në Ukrainë me liderët baltikë, por oferta e tij ishte refuzuar nga Kievi, raporton CNN.

Steinmeier tha se presidenti polak Andrzej Duda i kishte sugjeruar të udhëtonin në kryeqytetin ukrainas së bashku me krerët e shteteve baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për të “dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit të përbashkët evropian me Ukrainën”.

“Unë isha gati, por me sa duket kjo nuk ishte ajo që donte Kievi”, tha Steinmeier për mediat teksa vizitonte Varshavën.

Presidenti gjerman njihet për marrëdhënie të ngushta me Rusinë në rolet e tij të mëparshme politike. Ukraina ka qenë më parë kritike ndaj Steinmeier për lidhjet e tij me Rusinë dhe rolin kryesor që ai luajti si ish-ministër i Jashtëm në përmirësimin e marrëdhënieve me udhëheqësin rus Vladimir Putin. /euronews