“Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev siguron 93 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme”

Sipas rezultateve fillestare, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka siguruar mbi 93 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, transmeton Anadolu.

Përfaqësuesi i Grupit Këshillimor Oracle me bazë në SHBA, George Brinbaum, në një konferencë për media në Baku pas përfundimit të votimit në orën 19:00 sipas kohës lokale, tha se Aliyev në këto zgjedhje siguroi 93,9 për qind të votave.

Konkurrenti më i afërt i Aliyev-it, kandidati i pavarur Zahid Oruj, mori vetëm 1,8 për qind të votave.

Në këto zgjedhje rreth 6.5 milionë njerëz kishin të drejtë të votojnë, përfshirë ata jashtë vendit.

Zgjedhjet e fundit presidenciale, të cilat mbahet çdo shtatë vjet në Azerbajxhan, ishin më 11 prill të vitit 2018. Një dekret i nënshkruar nga Aliyev në fund të vitit të kaluar e çoi votimin para nga data e tyre fillimisht e përcaktuar për në muajin tetor të vitit 2025.