Presidenti i Egjiptit Sisi takon princin saudit të kurorës në Sharm El Sheikh

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El Sisi u takua me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Mohamed bin Salman të premten në qytetin turistik Sharm El Sheikh në Gadishullin Sinai, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sisi tha se takimi u përqendrua në diskutimin e mënyrave për zhvillimin e marrëdhënieve midis Egjiptit dhe Arabisë Saudite.

“Kisha kënaqësinë që takova sot vëllain tim, princin e kurorës Mohamed bin Salman”, tha ai në mediat sociale.

“Takimi ynë u përqendrua në diskutimin e mënyrave për zhvillimin e marrëdhënieve të përbashkëta midis dy vendeve tona. Ne gjithashtu ndamë vizione të përputhshme për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me shqetësim të përbashkët dhe unë konfirmoj vlerësimin tim të përhershëm për marrëdhëniet shumë të mira që lidhin Egjiptin dhe Arabinë Saudite në të gjitha nivelet”, shtoi Sisi. /aa