Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u prit nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ku ndodhet në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), transmeton Anadolu.
Në një postim nga llogaria e Ministrisë së Jashtme thuhet se ministri Fidan u prit nga presidenti indonezian Widodo.
“Ministri ynë Fidan i cili ndodhet në Xhakarta në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të ASEAN, u prit nga presidenti i Indonezisë Joko Widodo”, thuhet në deklaratë.
Ministri i Jashtëm turk pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të ASEAN.


