Presidenti i Iranit uron Presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren e tij në zgjedhje, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, presidenti i Iranit ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje dhe ka uruar që rezultatet të jenë të dobishme për popullin turk.

Në bisedë u diskutua edhe për marrëdhëniet Turqi -Iran dhe çështjet rajonale.