Presidenti i Këshillit Evropian feston Ditën e Evropës në qytetin Odessa të Ukrainës – VIDEO

Sipas një deklarate nga një zyrtar i Bashkimit Evropian (BE), Michel ka vizituar portin Odessa për të dëshmuar ndikimin e luftës mbi zinxhirët e furnizimit global

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka vizituar qytetin Odessa të Ukrainës për të festuar Ditën e Evropës dhe përsëriti premtimin e tij për mbështetje humanitare, ekonomike dhe ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Michel njoftoi se ka vizituar qytetin Odessa të Ukrainës për të festuar Ditën e Evropës.

Sipas një deklarate nga një zyrtar i Bashkimit Evropian (BE), Michel ka vizituar portin Odessa për të dëshmuar ndikimin e luftës mbi zinxhirët e furnizimit global.

Michel u informua nga komandanti i marinës ukrainase rreth dëmit të shkaktuar nga raketat ruse të lëshuara kryesisht nga deti dhe gjithashtu ai dëshmoi edhe shkatërrimin e një ndërtese civile që u vendos në objektiv.

Biseda që Michel zhvilloi nëpërmjet video-konferencës me kryeministrin Denys Shmyhal, ku mori pjesë edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy u ndërpre për shkak se raketat goditën rajonin Odessa.

Në bisedë, Michel premtoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë në mënyrën më të mirë Ukrainën për të kapërcyer vështirësitë humanitare, ekonomike dhe ushtarake.

Duke theksuar rëndësinë për mbështetjen e Ukrainës përballë vështirësive financiare, Michel diskutoi gjithashtu edhe fondin e solidaritetit për Ukrainën, i cili do të financojë reformat e nevojshme strukturore për ristrukturimin e vendit dhe përparimin në rrugën evropiane. /aa