Presidenti i Këshillit Evropian sot në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të qëndrojë sot në Kosovë.

Ai nga ora 10:00 do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit është paralajmëruar konferencë për media.

Pas këtij takimi, nga ora 11:50, Michel do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Të hënën në Kosovë ka qëndruar edhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg. Liderët e institucioneve gjatë takimeve kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian të mbajë fjalën për liberalizim të vizave.