Presidenti i Kubës, Canel: Bota urgjentisht duhet të marrë masa kundër gjenocidit në Gaza

Miguel Diaz Canel

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel, komentoi sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, duke thënë se është urgjente që bota të marrë masa kundër gjenocidit, transmeton Anadolu.

Canel ndau imazhin e civilëve palestinezë që humbën jetën në sulmet izraelite në llogarinë e tij në rrjetet sociale X.

“Është urgjente që bota të ndërmarrë veprime kundër gjenocidit. Dhuna e kryer kundër popullit palestinez mund të krahasohet vetëm me atë që nazistët u bënë hebrenjve. Është një kontradiktë mizore që një popull që iu nënshtrua kësaj situate, ia bën këtë dikujt tjetër”, tha Canel.

Gjithashtu, në një deklaratën të tij më 29 dhjetor, Canel tha: “Barbarizmi që Izraeli i shkakton popullit palestinez duhet të marrë fund”.