Presidenti i Serbisë informon homologun e tij turk Erdogan për bisedimet për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka informuar homologun e tij turk për qëndrimin zyrtar të vendit të tij në bisedimet e vazhdueshme me Kosovën.

Në një telefonatë, Vuçiq dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Duke punuar për forcimin e marrëdhënieve serbo-turke, ata do të japin një kontribut të fuqishëm në stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratën e së dielës nga pala serbe.

Vitin e kaluar, Serbia tha se përkrah mbështetjen e Turqisë për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Kosovën.

Turqia tha se do të vazhdojë të inkurajojë dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Serbia dhe Kosova do të vazhdojnë sot në Bruksel bisedimet për normalizimin nën patronazhin e Bashkimit Evropian. /mesazhi