Presidenti i Sri Lankës shpall gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa protestat trondisin ishullin

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa një ditë më parë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas protestave të zgjatura dhe një greve të përgjithshme. U mbyllë shkollat, bizneset dhe shërbimet e transportit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të lejojë arrestimin e protestuesve që bllokojnë rrugët. Masa duhet të miratohet nga parlamenti i Sri Lankës brenda 14 ditëve. Rajapaksa më parë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 1 prill, por e ktheu atë pas pesë ditësh.

Vendi është tronditur nga trazira civile që nga marsi, me protesta të dhunshme.

Dje policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve pranë Parlamentit të vendit në kryeqytetin kombëtar të Colombo.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Rajapaksa-s, të zemëruar nga rritja e çmimeve të ushqimit, karburantit dhe nevojave të tjera. Ndërkohë Ministri i financave të Sri Lankës, Ali Sabry, pranoi se rezervat financiare të vendit janë gati bosh. Vendi i ka bërë thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar për financim emergjent. /oranews