Presidenti i Ukrainës takohet me kryeministrin britanik në Londër

epa10454412 British Prime Minister Rishi Sunak (L) welcomes Ukraine President Volodymyr Zelensky (R) to 10 Downing Street in London, Britain, 08 February 2023. Zelensky is making his first visit to the UK since the start of the Russian invasion of Ukraine. EPA/NEIL HALL

Në një vizitë të papritur në Britani të Madhe sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër, raporton Anadolu.

Në aeroportin “Stansted”, Sunak mirëpriti Zelensky-n, i cili po viziton Britaninë e Madhe për herë të parë që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës shkurtin e kaluar.

Më pas të dy udhëheqësit mbërritën në “Downing Street” për bisedime.

Presidenti ukrainas pritet gjithashtu t’i drejtohet Parlamentit britanik dhe do të vizitojë trupat ukrainase që po stërviten në vend.

Po ashtu edhe Mbreti Charles do të takohet me Zelensky-n, njoftoi Buckingham Palace.

Ndërkohë, Britania e Madhe paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë, duke shënjestruar gjashtë subjekte dhe tetë individë, njoftoi Ministria e Jashtme në një deklaratë të mërkurën.