Turqia po shndërrohet në një nga qendrat e reja gjeopolitike të botës, tha presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, transmeton Anadolu.
Mirziyoyev tha se ndikimi në rritje global i Turqisë dhe sukseset e saj shkojnë përtej botës myslimane dhe se nisma “Shekulli i Turqisë” po zbatohet në mënyrë të rregullt dhe të qëndrueshme.
“Turqia po shndërrohet, në kuptimin e plotë të fjalës, në një nga qendrat e reja gjeopolitike të fuqisë në botë”, tha ai.
Më herët, Erdogan e priti Mirziyoyevin në kompleksin presidencial në Ankara. Dy liderët morën pjesë gjithashtu në një ceremoni nënshkrimi pas bisedimeve dypalëshe.


