Presidenti i Kinës, Xi Jingping, ka zhvilluar biseda të njëpasnjëshme me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Sipas raportit nga “Xinhua News”, Pekini akoma nuk ka publikuar më shumë detaje të bisedës Xi-Trump, e cila ndodhi disa orë pasi presidenti kinez zhvilloi një takim virtual me presidenti Putin.
Kjo shënon bisedat e para të tilla telefonike nga presidenti Xi me homologët e tij rus dhe amerikan këtë vit.
Bisedat e presidentit Xi me presidentët Putin dhe Trump erdhën mes tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit, si dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, derisa sot faza e dytë e bisedimeve trepalëshe midis Kievit, Moskës dhe Washingtonit filloi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Si vende të mëdha përgjegjëse dhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Rusia janë të detyruara të bashkojnë përpjekjet globale për të mbështetur me vendosmëri drejtësinë dhe barazinë, për të mbrojtur me vendosmëri rezultatet fitimtare të Luftës së Dytë Botërore, për të ruajtur me vendosmëri sistemin ndërkombëtar të përqendruar te OKB-ja dhe normat themelore të së drejtës ndërkombëtare, si dhe për të ruajtur së bashku stabilitetin strategjik global”, i tha presidentit kinez atij rus gjatë takimit virtual.
Derisa lidhjet midis Kinës dhe Rusisë janë rritur vitet e fundit, me një vëllim tregtar prej rreth 200 miliardë dollarësh vitin e kaluar, Pekini dhe Washingtoni kanë dëshmuar stabilizim të lidhjeve pasi Xi dhe Trump u takuan në fund të vitit të kaluar në Korenë e Jugut.



