Presidenti malazez nesër vjen në Kosovë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do ta vizitojë Kosovën përgjatë së nesërmes.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, teksa ka njoftuar se Gjukanoviq do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sipas komunikatës, ai do të pritet me nderime të larta shtetërore.

“Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore. Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Siç njofton Presidenca, pas pritjes Osmani do të takohet me Gjukanoviqin dhe në fund të takimit do të ketë konferencë për media.