Presidenti rus Putin diskuton situatën në Ukrainë me kancelarin gjerman Scholz

Në bisedën telefonike, presidenti rus Putin ka pohuar se ushtria ukrainiase ka kryer sulme raketore kundrejt qyteteve Donetsk dhe Makiivka

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bisedoi për situatën në Ukrainë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini, theksohet se Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Scholz.

Në bisedë u diskutua situata në Ukrainë, thuhet në deklaratë, në të cilën theksohet se “Putin tërhoqi vëmendjen që ushtria ukrainase ka kryer sulme raketore kundrejt qyteteve Donetsk dhe Makiivka dhe se në këto sulme kanë humbur jetën civilët”.

“Perëndimi e injoron këtë krim lufte”, ka thënë Putin.

Në deklaratë thuhet se në zonat e konflikteve në Ukrainë janë formuar korridore të ndihmës humanitare dhe se dje nga qyteti Mariupol janë evakuuar 43 mijë njerëz.

Gjithashtu janë diskutuar negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, tha deklarata, në ë cilën pretendohet se “pala ukrainase ngadalëson këtë proces duke bërë kërkesa joreale”.

Më tej theksohet se pala ruse është e gatshme që në drejtim të qasjeve që ajo ka njoftuar të gjejë rrugët e zgjidhjes në negociata. /aa