Presidentja i dorëzon flamurin shtetëror ekipit që përfaqëson Kosovën në Tokyo 2020

Ekipit që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike u është dorëzuar flamuri shtetëor.

Këtë dorëzim e ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell Klankosova.tv.

Në skenë u ngjit Presidentja e më pas edhe ekipi të cilit do t’i bëhej dorëzimi i flamurit.

Ajo ia dhuroi flamurin kapitenes se ekipit, Majlinda Kelmendit, ku kjo ceremoni u përcoll me duartrokitje të gjata.

Aty u ngjit edhe kampioni ndërkombëtar i hedhjes së gjylës, Muhamet Ramadani si dhe trajneri i xhudos Driton Kuka