Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Prevot: Vetëm fjala “gjenocid” përshkruan situatën në Gaza

Prevot: Vetëm fjala “gjenocid” përshkruan situatën në Gaza

Maxime Prevot

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, tha se vetëm fjala “gjenocid” mund të përshkruajë atë që po ndodh në Gaza. Ai shprehu mendimin personal se situata është shumë pranë këtij termi, duke përfshirë vdekjet, shkatërrimet dhe urinë që shihen nga Gaza.

Prevot kritikoi embargonë humanitare si një krim lufte dhe kërkoi që Belgjika dhe Bashkimi Evropian të rrisin presionin ndaj Izraelit, duke përfshirë sanksione kundër udhëheqësve ushtarakë dhe politikë, si dhe ndaj banorëve hebrenj që po dëbojnë palestinezët nga shtëpitë e tyre në Bregun Përëndimor të Pushtuar. Ai theksoi se veprimet duhen për ta detyruar Izraelin të veprojë më me vendosmëri. /mesazhi