Prezantohet koncepti i hiper-veturës elektrike Porsche Mission X

Porsche ka festuar 75 vjetorin e saj si një prodhues i veturave sportive duke prezantuar “Mission X-in” – një hiper-veturë elektrike shitja e së cilës në showroom-e mund të fillojë nga viti 2027.

I prezantuar gjatë natës, koncepti Mission X është modeli i radhës në linjën e super-veturave Porsche – nga Carrera GT 1983 959, 2003 dhe 918 Spyder 2013 – dhe përfundon kalimin nga benzina në hibrid dhe në energji elektrike në modelet e saj kryesore.

Sipas Drive, nëse bazohemi tek raportimet e mediave të ndryshme, modeli Mission X ka gjasa që të futet në një prodhim serik.

Duke përdorur si udhërrëfyes hapësirën prej katër vitesh mes prezantimit të koncepteve të kaluara të Porsche “Mission” dhe versioneve të prodhimit, hiper-vetura mund të jetë në showroom-e nga viti 2027.

Në njoftimin e saj për media, Porsche shpalosi ambiciet e saj të guximshme për Mission X, ku përfshihet edhe hiper-vetura duke u bërë “vetura më e shpejtë rrugore në pistën Nürburgring Nordschleife”.

Teksa Porsche nuk zbuloi shifra specifike të fuqisë dhe peshës, ajo pretendon se Mission X do të prodhojë afërsisht një kuaj fuqi metrike, apo 0.735kW për kilogram – që përkthehet në një raport fuqi-peshë prej të paktën 735kW për ton.

Sipas Porsche, Mission X i gatshëm për prodhim do të bazohet në një platformë të veturave elektrike prej 900 voltësh, e cila pretendon se mund të lejojë që hiper-vetura të karikohet dy herë më shpejt se Taycan Turbo S me 800 volt.

Nga fotot e përfshira në njoftimin e Porsche, duket se Mission X do të synojë të prodhojë pjesën më të madhe të forcës së tij poshtë veturës përmes aerodinamikës “ground-effect” – që tërheq makinën më afër rrugës – bazuar në vrimat e tij të mëdha të ajrit që dalin në parakolpin e pasmë.