Prezantohet një sistem revolucionar frenimi për veturat

Kompania gjermane ZF prezantoi një sistem krejtësisht të ri frenimi.

Është një sistem frenimi për të cilin thonë se është “thjesht elektrik-mekanik”, dhe se forca e nevojshme gjenerohet në secilën rrotë me ndihmën e një motori elektrik.

Siç thonë ata, kjo është pikërisht arsyeja pse nuk ka sistem hidraulik ose lëng frenash.

“Sistemi ynë i kontrolluar plotësisht elektronikisht është një shtesë e rëndësishme në portofolin e sistemeve të shasive në rrjet. Me një sistem si ky, ne po hapim rrugën për një epokë të re të kontrollit të automjeteve”, tha Holger Klein, kreu i ZF Group.

Në këtë sistem frenimi “të thatë”, nuk është i nevojshëm lëngu i frenave dhe sinjalet e frenimit nga pedali te motori elektrik gjithashtu udhëtojnë në mënyrë elektronike, prandaj edhe termi “frenim elektronik i thatë”.

Ky lloj sistemi mundëson ndalim më të shpejtë të veturës, si dhe mirëmbajtje më të lirë dhe me veturat elektrike është e mundur të arrihet deri në 17 për qind distanca më e madhe falë energjisë së kursyer në këtë mënyrë.

Kompania, megjithatë, ende nuk ka thënë saktësisht se kur ky sistem do të arrijë zyrtarisht në treg.