Prezantuesja televizive del me maviosje në fytyrë, denoncon dhunën (Video)

Një prezantuese televizive në një televizion egjiptian ka habitur shikuesit e saj kur ka dalur në transmetim me shenja dhune në fytyrë, dhe me një mesazh lidhur me martesën dhe marëdhëniet ndërbashkëshortore.

Manal Agha filloi emisionin e saj me “dilemën” nëse do të dilte para kamerës me fytyrë të mavijosur apo jo, dhe u shpreh se të dalësh është më mirë se ta strukësh kokën nën tokë dhe të mos bësh zë.

E gjithë kjo në fund doli të jetë një fushatë ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj grave. Agha ishte e grimosur si e tillë, dhe mbajti një fjalim mbi mëshirën dhe mbështetjen që duhet të mbizotëroj në martesë.

Në mbarë botën gratë pësojnë dhunë fizike nga bashkëshortët e tyre gjatë jetës martesore, por numri i atyre që raportojnë është dukshëm më i vogël se i atyre që i heshtin. /MESAZHI/