Prijësi i Dubait viziton fushatën e ndihmës për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Zëvendëspresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Prijësi i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka vizituar fushatën humanitare të vendit kushtuar viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM të martën, sundimtari i Dubait inspektoi përpjekjet e vullnetarëve që merrnin pjesë në fushatën “urat e mirësisë” në selinë e saj në Qendrën Botërore të Tregtisë në Dubai.

“Sot, vizitova fushatën e Urave të Mirësisë për t’u ofruar ndihmë të prekurve nga tërmetet në Siri dhe Turqi,” tha Bin Rashid.

“Urat e mirësisë që Emiratet e Bashkuara Arabe shtrijnë me popujt në kohë fatkeqësie janë ura të përhershme që krijojnë dashuri, komunikim dhe solidaritet. Ata e ngrenë vëllazërinë në nivele fisnike”.

“Fushata e sotme u ndoq nga 2,000 vullnetarë, duke përfshirë fëmijë, nxënës shkollash, punonjës nga qeveria dhe sektori privat, biznesmenë, intelektualë dhe të tjerë,” tha ai.

“Qëllimi i tyre është i njëjti, për të përcjellë një mesazh mirësie për vëllezërit tanë dhe për të shprehur vlerat tona më të rëndësishme njerëzore…ata kanë të gjithë falënderimet dhe vlerësimin tonë”, shtoi ai. /mesazhi