Princi saudit Bin Salman dhe presidenti francez Macron diskutojnë “mundësitë e forcimit të marrëdhënieve”

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, diskutoi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me presidentin francez Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, Bin Salman dhe Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Sipas agjencisë, dy liderët kanë diskutuar mundësitë e forcimit të marrëdhënieve në kuadër të partneritetit strategjik.

“Në të njëjtën kohë u diskutuan zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare dhe përpjekjet drejt sigurisë dhe stabilitetit”, tha SPA.