Prishtina përballet me kampionin e San Marinos në parakualifikueset për LK

Sot (e martë) në Zvicër u hodh shorti për gjysmëfinalen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, Prishtina mësoi kundërshtarin e parë në garat evropiane, shkruan lajmi.net.

Prishtina do përballet me kampionin e San Marinos, S.S. Folgore.

Kjo ndeshje nuk do jetë shumë e vështirë duke marrë parasysh se niveli i lojës në San Marino është më i ulët se Superliga e Kosovës.

Ndërkohë, fituesi i takimit do kalojë në finale të parakualifikueseve, ku do takohet me HB Torshavn – Inter Club D’Escaldes.

Gjysmëfinalja zhvillohet me 22 qershor, ndërsa pas tri ditëve zhvillohet finalja./Lajmi.net/