Prishtinalitë, borxhlinjtë më të mëdhenj të KRU “Prishtina”

Mbi 70-të kallëzime penale e mbi 400 shkyçje ilegale i ka bërë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë vitit 2023. Kështu ka deklaruar, zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku.

Mjeku ka folur edhe për shumën e lartë të borxhit që e kanë konsumatorët ndaj kësaj kompanie. Vetëm në zonën e Prishtinës, borxhi është 11 milionë euro, ndërsa totali i tetë komunave që furnizohen nga KRU “Prishtina” është mbi 45 milionë euro.

Megjithëkëtë Mjeku ka apeluar te qytetarët që t’i paguajnë shërbimet e tyre, në të kundërtën do të shkyçen dhe do të vazhdojnë me procedura të përmbarimit.

Mjeku ka thënë se gjatë vitit të kaluar është rritur intensiteti punës por që nuk u ka munguar as vullneti për realizimin e planeve.

“Kemi pas sfida por edhe aksione për identifikimin e konsumatorëve ilegal në zonën e shërbimit, kemi rritur intensitetin e punës, ku janë shkyçur shumë konsumatorë nga furnizimi me ujë të pijshëm, po ashtu me dhjetëra lëndë u kemi dërguar për kallëzim penal. Pastaj sfidë tjetër ka qenë niveli i manganit rritja e nivelit të manganit në liqenin e Badocit me që ne i furnizojmë qytetarët me ujë të pijshëm përmes autoboteve dhe me këtë rast falënderoj edhe KEK dhe ujësjellësin e Gjakovës se na kanë ndihmuar me autobot”, u shpreh Mjeku, teksa kampion të borxhit ndaj kësaj kompanie janë qytetarët e Prishtinës me 11 milionë euro. E që nga paslufta, ky borxh kap shifrën e 28 milionë eurove.

“Për kallëzime penale mbi 70 e mbi 400 shkyçje ilegale e vizitorë kemi pasur çdo dite, një ekip mbi 150 konsumatorë, u kemi dërguar vërejtje sidomos ata që kanë borxhe për shërbimet e ujësjellësit. 11 milionë euro borxhi në zonën e Prishtinës gjatë vitit 2023 e nëse flasim nga paslufta, borxhi total është 28 milionë euro nga paslufta, e borxhi total i tetë komunave është mbi 45 milionë euro”, u shpreh tutje Mjeku.

Punë të madhe thotë Mjeku kanë bërë edhe në procesin e inkasimit, ku gjatë vitit të kaluar kanë rritur arkëtimin në 105 për qind.

“… shkalla totale e inkasimit 89.9% në vitin 2022 105% në vitin 2023 kemi arrit rritjen e arkëtimit, dhe po ashtu duhet të falënderojmë edhe mediat sepse pa përcjelljen e tyre në aksionet tona s’do kishim mundur ta arrijmë këtë arkëtim, po ashtu në asistencë na ka dal edhe Policia e Kosovës dhe të gjitha këto kanë ndikuar në shkallën e mire të inkasimit”, u shpreh ajo.

E reshjet e kohëve të fundit, kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badocit e Batllavës të jenë në nivelin e duhur. Thotë se aktualisht se niveli është i kënaqshëm por

“Ujë ka mjaftueshëm ka se liqeni i Badocit veçse ka arritur maksimalen e kapërderdhjes edhe liqenin e Batllaves e kemi mirë, pra s’kemi probleme më me ujin e pijes pasi është arritur niveli, mirëpo kriza e manganit është shfaqur në moment të papritur dhe u munduam së bashku me Institutin e Shëndetit Publik ta menaxhojmë më së miri sepse ishin zona nga liqeni i Badovcit por uji i pijshëm nuk u ka munguar qytetareve përmes autoboteve ata që nuk kishin mundësi furnizimi për shkak të kushteve ekonomike për blerje, tashmë gjithçka është stabilizuar”, thotë Mjeku