Pritje të gjata të mërgimtarëve deri në tri orë nëpër kufij (Foto)

Po vazhdojnë edhe sot kolona e gjata të mërgimtarëve që po kthehen në shtetet e perëndimit, të cilët ishin në  vendlindje për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, kolonë më e gjatë si zakonisht është krijuar në Merdarë ku qytetarët presin 180 minuta, apo tri orë për të dal nga Kosova, raporton Indeksoline.

Pas këtij pikëkalimi kufitar, vije Mutivoda ku pritjet janë të gjata deri në 120 minuta apo dy orë, Dheu i Bardhë deri në 45 minuta etj.

Kolona më e gjatë është 1500 metra në dalje të Merdarës, apo 1 kilometër e gjysmë.