Prodhuesi gjerman hap faqe ankandi ku do të shesë edhe vetura të markave tjera

Prodhuesi gjerman i automjeteve sportive, Porsche, ka hapur një faqe ankandi ku nuk do të shesë vetëm vetura të cilat i prodhon vetë, por se ka bërë të ditur që të gjitha market janë të mirëseardhura.

Porsche e cila së fundmi i është bashkuar trendit të ankandeve të makinave klasike, ku nuk do të ketë vetëm vetura të këtij lloji, si 911 Turbo dhe 356, por edhe lloje të tjera.

“Duke kujdesur për nevojat e entuziastëve të rinj dhe duke i dëgjuar ata për atë që kanë nevojë dhe duan nga platforma, ne synojmë të demokratizojmë entuziazmin për makinat dhe të rrisim hapësirën në tërësi”, tha presidenti Max Esslinger, raporton Carbuzz.

Krijuar nga Porsche Digital, faqja ka qenë e hapur që nga viti i kaluar, por vetëm kohët e fundit filloi me lansim të plotë. Esslinger pranon se ka në plan të “plotësojë” platformat ekzistuese duke krijuar diçka që synon t’i fus “të rinjtë në botën e klasikëve”.

Pak automjete janë aktualisht të listuara në faqe, por veturat që janë atje janë të ndryshme, duke përfshirë dy 911 klasike, një Fiat 500 Jolly dhe një Toyota FJ Cruiser më moderne. Sipas faqes së internetit, ankandet zhvillohen në periudha dy-javore, me shumë automjete të reja që dalin në treg çdo të martë.

Që prej hyrjes në përdorim vitin e kaluar, faqja ka arritur të ndërrojë disa automjete, duke përfshirë një BMW M Roadster të vitit 1999 për 33,300 dollarë.

“Ne duam t’i thyejmë këto barriera dhe të demonstrojmë se sa i arritshëm është qëllimi i zotërimit të një makine klasike dhe duke e bërë këtë, të ofrojmë një pikë hyrjeje për shumë më tepër njerëz që të përjetojnë gëzimin dhe përmbushjen e madhe që vjen së bashku me pronësinë e një makine klasike”, tha Stephan Baral, Drejtor Menaxhues në Porsche Digital.