“Projektligji kundër ‘separatizmit’ në Francë, fyes ndaj muslimanëve”

Deputetët opozitarë në lidhje me projektligjin “parimet që forcojnë respektin ndaj vlerave të republikës” i cili në Francë njihet si projektligji kundër “separatizmit” dhe që po diskutohet sërish në sesionet e Asamblesë Kombëtare thanë se projektligji në fjalë fyen (poshtëron) muslimanët në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë Kombëtare u zhvilluan diskutime në lidhje me projektligjin e diskutueshëm, i cili në fillim u prezantua si “lufta kundër separatizmit islamik” dhe i cili më pas u ndryshua si pasojë e reagimeve. Deputeti i së majtës “Franca e Papërkulur” (LFI) Alexis Corbiere, në një fjalim tha se e ndiejnë veten se janë tërhequr në një debat në të cilin ata nuk janë bashkëbisedues të muslimanëve.

Ai tha se janë mërzitur të qenurit fiksim i dëshirave të errëta të deputetëve që mbrojnë projektligjin e miliona shtetasve muslimanë të Francës. “Duke përfituar nga projektligji, mos i atribuoni më sërish gjithçka një feje dhe bashkë me këtë mos fyeni (poshtëroni) miliona muslimanë, shtetas tanë”, theksoi Corbiere.

Edhe lideri i LFI dhe deputeti Jean-Luc Melenchon tha se projektligji është përgatitur për të treguar objektiv muslimanët.

Melenchon më tej vlerësoi se projektligji ka rezultuar me faktin se miliona njerëz të mirë (muslimanë) e ndiejnë veten të ofenduar.

Ndërkohë edhe deputetja nga grupi i socialistëve, Lamia El Aaraje ka nënvizuar se në Asamblenë Kombëtare po diskutohet një projektligj i cili ndalon, kufizon dhe tjetërson.

Aaraje iu drejtua deputetëve duke thënë: “Sipas jush në emër të laicizmit duhet të luftohet kundër një feje dhe jo kundër fanatizmit dhe fundamentalizimit?”

Në Francë, vendi me ka popullsinë më të madhe muslimane në Evropë, ka filluar të diskutohet për herë të dytë në Asamblenë Kombëtare, projektligji i miratuar në Senat më 13 shkurt duke i shtuar nene të tilla që ndalojnë nënat që shoqërojnë nxënësit në eksursionet shkollore, vendosjen e mbulesës (shamisë) në vende publike për vajzat nën 18 vjeç, veshjen e rrobave të banjos hixhab në pishina dhe përdorimin e shamisë në garat sportive zyrtare.

Projektligji kritikohet nga shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar kryesisht nga OKB-ja me arsyen se ai tjetërson dhe i vendos në objektiv muslimanët.

Që nga njoftimi i projektligjit e deri më tani sulmet ndaj xhamive dhe mesxhideve në vend janë rritur. Disa xhamive u është vënë zjarri ndërsa në muret e disa të tjerave janë shkruar mbishkrime islamofobike. /aa