Prokurorët kërkojnë 40-50 vite burg për themeluesin e bursës famëkeqe të kriptoaseteve FTX

Në Nëntor, një trup gjykues e shpalli 32-vjeçarin Bankman-Fried fajtor për shtatë akuza konspiracioni dhe mashtrimi. Prokurorët federalë thanë se mijëra njerëz përfshirë nga vende të huaja dhe të varfra i kanë besuar paratë e tyre FTX.

Sam Bankman-Fried duhet të kalojë 40-50 vite burg pasi u arrestuar për vjedhjen e 8 miliardë dollarëve nga konsumatorët e bursës famëkeqe FTX thanë prokurorët ditën e Premte.

Në Nëntor, një trup gjykuese e shpalli 32-vjeçarin Bankman-Fried fajtor për shtatë akuza konspiracioni dhe mashtrimi. Prokurorët federalë thanë se mijëra njerëz përfshirë nga vende të huaja dhe të varfra i kanë besuar paratë e tyre FTX.

Edhe sot Bankman-Fried refuzon të pranojë fajësinë për veprimet e tij.

“Jeta e tij në vitet e fundit ka qenë një lakmi dhe mendjemadhësi e pakrahasueshme; ambicie dhe racionalizimi; dhe përballje me rrezikun dhe kumarin në mënyrë të përsëritur me paratë e të tjerëve,” thanë prokurorët.

Bankman-Fried është djali i dy profesorëve të Shkollës Juridike të Stanfordit. I diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Bankman-Fried punoi në Wall Street përpara se të përfshihej në industrinë e aseteve dixhitale si bitcoin dhe pasuria e tij dikur vlerësohej me 26 miliardë dollarë nga Forbes.

Pasuria e tij u humb në Nëntor të 2022 kur FTX shpalli falimentin pas një vale tërheqjesh nga konsumatorët.