Prokurori kërkon dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes

Valdet Gashi, prokuror i rastit ka kërkuar dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të pandehurit të dënohen sipas ligjeve në fuqi.

Sipas Prokurorit, dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat tjera e tregojnë se të dyshuarit e kanë kryer veprën.

Ndryshe, deputeti Faton Topalli më herët u lirua nga njëra prej pikave të akuzës.Sot pritet të jepet fjala përfundimtare për këtë rast.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli po akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.