Prokuroria e Bullgarisë: Të lënduarit janë në gjendje të rëndë psiqike, ende po hetohet nëse ka pasur shpërthim

Prokuroria Publike e Bullgarisë pas vizitës së pacientëve të hospitalizuar në Klinikën në Sofje u shpreh se të lënduarit që mbetën të gjallë nga aksidentin me autobusin në Bullgari janë në gjendje stabile shëndetësore fizike por po ashtu edhe në gjendje psiqike të rëndë.

Përfaqësuesi i prokurorisë tha se ende po ndërmerren masat për vërtetimin e shkaqeve dhe arsyeve të aksidentit dhe se po vijon marrja në pyetje e të lënduarve.
“Të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. E vetmja që thonë se ka ndodhur për disa sekonda. Nuk mund të them nëse ka pasur shpërthim. Gjithçka ka ndodhur për disa sekonda. Në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje dëshmitarët e incidentit”, tha përfaqësuesja e Prokurorisë Publike të Bullgarisë.

Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të lënduar. /shenja