Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke vazhduar një aksion në Brezovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Ai ka thënë se ky aksion po zhvillohet që nga mëngjesi dhe ka për qëllim identifikimin dhe verifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë.

Operacioni “Brezovica”, prokurori Maloku: Janë ngrirë rreth 6 milionë euro që u përkasin të arrestuarve dhe familjarëve të tyre
“Jemi duke e zbatuar një operacion për identifikim të shtëpive dhe të gjitha ato që janë në zonën e Brezovicës, për ta pas një gjendje reale se çfarë ka të ndërtuar dhe sa janë pa leje, sa janë në zonën e dytë, sa janë në të tretën, në mënyrë që të dimë veprimet e mëtutjeshme. Operacionin e kemi filluar me 4 gusht dhe do të vazhdoj sot, nesër…”, tha Maloku.

I pyetur se deri më sot cilat janë të gjeturat nga ky aksion, ai tha se, “janë duke u vërtetuar të gjitha pronat, dhe pastaj do të shohim se cilat veprimet do të ndërmarrim”.